Ledrit i plotësohet ëndrra e fëmijërisë - Bota Sot
Ledrit i plotësohet ëndrra e fëmijërisë

Basketboll

Ledrit i plotësohet ëndrra e fëmijërisë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:51
Konferenca për media

(E plotësuar) - Reperi i njohur kosovar Ledri Vula është zgjedhur nënkryetar i ri i klubit të basketbollit “Z Mobile Prishtina”.

Kështu bëri të ditur kryetari i Klubit të Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci, me ç'rast tha se Vula do të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit.

Stavileci: Ledri një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit Z mobile Prishtina

“Ideja për me e pas Ledrin pjesë të klubit, për me qenë konkretisht nënkryetar i klubit të basketbollit 'Z mobile Prishtina', ka qenë që Ledri me krejt ato çka din, por edhe pasionin dhe dashninë që e ka jo vetëm për muzikën, po edhe për sportin, bashkërisht me bë që klubin me e avancu sa më shumë, sidomos projektet që lidhen me rininë... Në këtë drejtim Ledri ka me qenë aq sa i kemi ato përforcimet në parket, besoj se në pjesën tjetër Ledri ka me qenë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit”, tha Stavileci.

Ai tha se klubi i basketbollit “Z Mobile Prishtina” investon vazhdimisht në projekte të reja, për të pasur afër njerëz që e duan klubin.

Ndërsa nënkryetari i sapozgjedhur i klubit "Prishtina", Ledri Vula, u shpreh i lumtur me emërimin e tij në këtë post, duke thënë se kjo ka qenë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë.     

Vula: Do të fokusohem maksimalisht për të ardhmen e basketbollit

“Jam shumë i nderuar për ftesën që ma keni bërë. Unë me krejt atë që di kam me qenë 110 përqind i fokusum për një të ardhme të mirë të këtij sporti”, u shpreh ai.

Këngëtari, nënkryetar i klubit të basketbollit

Ledri Vula është zgjedhur nënkryetar i klubit të basketit 'Z Mobile Prishtina'

Kështu bëri të ditur kryetari i Klubit te Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci, me ç'rast tha se Vula do të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit.

Ndërsa nënkryetari i sapo zgjedhur i klubit "Prishtina", Ledri Vula, u shpreh i lumtur me emërimin e tij në këtë post.

"Jam mëse i lumtur me qenë pjesë i këtij ekipi të cilin e kam pasur ëndërr që prej fëmijërisë. Unë me krejt atë që di kam me qenë 110 përqind i fokusum për një të ardhme të mirë të këtij sporti", tha Vula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...