Daci: Prishtina është e fortë, synon të gjitha trofetë! - Bota Sot
Daci: Prishtina është e fortë, synon të gjitha trofetë!

Basketboll

Daci: Prishtina është e fortë, synon të gjitha trofetë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:55
Saranda Daci

Edicioni i ri pritet të jetë më rivalitet edhe më të madh në ligën e femrave në basketboll. Prishtina është më e motivuar se kurrë, sidomos pas triumfit në Supekupën e Kosovës, të cilat e mundën me rezultat 71:68 kampionen në fuqi Bashkimin nga Prizreni. Saranda Daci, prej basketbollisteve më të mira në vendin tonë, ka qenë ndër më të merituarat për suksesin e Prishtinës. Ajo  është e ngazëllyer që e nisën me trofe edicionin e ri dhe është e bindur se do të luftojnë për të gjitha trofetë.

“Bota sot”: Prishtina e nisi edicionin me trofe, çka e veçojë në ballafaqim me kampionen në fuqi?

Saranda Daci: Ne thjeshtë kemi hyrë në lojë me një koncentrim maksimal, ku nuk e menduam at pjesën që jemi duke luajtur për Superkupë duke e pas parasysh që edhe Bashkimi ishte i përforcuar me dy amerikanet, ne dhamë maksimumin tonë si ekip dhe ja arritëm qëllimit me një rezultat në favorin tonë!

Image

KB Prishtina

“Bota sot”: A është një sinjal se Prishtina do të jetë sunduese në ligë, pasi që e mundet një Bashkim me dy lojtare të huaja?

Saranda Daci: Synimi i çdo ekipi favorit është të fitojë të gjitha titujt, i njëjti synim është edhe i KB Prishtinës, pasi që po punojmë në atë drejtim.

“Bota sot”: Prishtina lufton për trofe, por cilat ekipe i sheh konkurrente për titull?

Image

Saranda Daci: Ndryshimi nuk është i madh sa i përket konkurrencës, jemi tri ekipe favorite: ne, Bashkimi dhe Penza. 

“Bota sot”: Sa je e kënaqur me kushtet dhe a e mendoni se jeni në formën më të mirë?

Saranda Daci: Kushtet? Sa i përket basketbollit femëror nuk janë edhe aq që shpërblehen për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm  që e bëjmë, kjo pak edhe për shkak të mos përkrahjes edhe jo shumë të sportit femëror, ku kërkojmë një përkrahje sadopak më të madhe për shkak se edhe basketbolli femëror ja vlen në vendin tonë. Sa i përket formës time, jam në formën më të duhur dhe ende e fortë për suksese tjera.

“Bota sot”: Cila ekip është rivalja më e madhe e Prishtinës, Bashkimi apo Penza?

Saranda Daci: Për momentin për shkak të organizimit të Bashkimit, besoj që Bashkimi është në formë më të mirë por duke mos lënë anash edhe Penzën që ka lojtaret vendore më përvojë më të mirë, pra si rival i mendoj 50-50.

“Bota sot”: Çfarë premton për edicionin e ri?

Image

Saranda Daci: Një lojë të mirë, të pastër dhe fer si çdo vit edhe këtë vit.

“Bota sot”: Saranda realizoi 19 pikë kundër Bashkimit, a keni mundur edhe më shumë?

Saranda Daci: Kjo punë e pikëve zakonisht është e rëndësishme për shumë kënd që nuk e kupton lojën e basketbollit, që bazohen se lojtari më i mirë është ai që shënon më së shumti pikë, por unë përveç 19 pikëve do t’i kisha jap ekipit edhe më shumë se 17 kërcime, 5 bllokada, 2 asistime dhe disa fjalë të tjera!

“Bota sot”: A ishte fitore me fat apo keni pritur edhe me shumë se 71:68?

Saranda Daci: Loja që e zhvilluam të dielën nuk ishte punë fati, po ishte ajo qa e kemi menduar për një lojë të fortë dhe në fund e kemi realizuar atë qa e kemi synuar si ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...