Mehmeti: Lojë shumë e vështirë për Prishtinën - Bota Sot
Mehmeti: Lojë shumë e vështirë për Prishtinën

Basketboll

Mehmeti: Lojë shumë e vështirë për Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 20 shtator 2018 Në ora: 10:51
Mehmeti: Lojë shumë e vështirë për Prishtinën

Skuadra e Z Mobile Prishtinës është mikpritëse e Donar Groningen nga Holanda, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Basketball Champions League. Ndeshja do të zhvillohet sonte në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Ish basketbollisti i mirënjohur i Kosovës, Artan Mehmeti, mendon se është lojë e vështirë për Prishtinën, kur kihet parasysh edhe cilësitë e rivalit. “Lojë shumë e vështirë për Prishtinën, testi më i vështirë me pa fuqinë reale të saj. Mysafirët hyjnë si favoritë, Prishtina me plot lojtarë të ri të pakomponuar do të tentoj ta befasoj kundërshtarin i cili realisht nuk ka shumë informacione se me çfarë lojtarë ka të bëj. Kjo mundet edhe realisht të kthehet në përparësi të Prishtinës.

Presim lojë të fortë me ritëm dhe agresivitet të lart”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...