Z Mobile Prishtina senzacionale, leksion Groningenit - Bota Sot
Z Mobile Prishtina senzacionale, leksion Groningenit

Basketboll

Z Mobile Prishtina senzacionale, leksion Groningenit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:50
Foto nga ndeshja

Z Mobile Prishtina shkëlqeu me lojë, duke e deklasuar me rezultat 84:64 (20:19, 26:14, 20:16, 18:15) Donar Groningenin nga Holanda, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Champions League në basketboll. Fitore e thellë e Prishtinës në duel me ekipin holandez dhe i jep qetësinë për takimin e kthimit që luhet me 22 shtator (20.00) në Groningen. Z Mobile Prishtina senzacionale, leksion Groningenit. Angazhim i madh si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm, lojë cilësore dhe saktësia ishin veçori që bardhekaltrit triumfuan bindshëm.

Çereku i parë u karakterizua me lojë të fortë dhe me rezultat të ngushtë. Z Mobile Prishtina tregoi paraqitje të mirë, mbrojtje të fortë dhe në minutën e 9-të kaluan në epërsi me 3 pikë (20:17), ndërsa në fund të çerekut të parë ngushtohet rezultati në 20:19.

Në Çerekun e dytë, Z Mobile Prishtina bëri lojë maestrale dhe treguesi më i mirë është seria 8:0, duke e ngritur epërsinë në 9 pikë dallim (28:19) në minutën e 13-të.  Ekipi holandez u përpoq më forcat e saja por assesi të ndalë basketbollistët bardhekaltër. Në minutën e 17-të, Prishtina në epërsi me 13 pikë (41:28), ndërsa Groningen nuk kishte zgjidhje për t'iu kundërvyer Prishtinës.

Përkrahja e tifozëve "Plisa" ka qenë e jashtëzakonshme dhe i dhanë edhe më shumë motiv djelmoshave të Prishtinës. Në minutën e 20-të, Prishtina në epërsi të thellë me 13 pikë (46:33), duke i dhënë qetësi për çerekun e radhës. Edhe çerekun e tretë ekipi me renome i Kosovës e filloi shumë mirë dhe madje duke udhëhequr me 17 pikë (57:40) në minutën e 24-të.  Në anën tjetër, atmosferë e zjarrtë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku tifozët me brohoritje i motivuan gjithnjë e më shumë basketbollistët e Prishtinës.

Z Mobile Prishtina luante me qetësi, me një mbrojtje të fortë, me veprime mirë të organizuara, duke e futur gjithnjë në vështirësi rivalin. Groningen nuk e përballonte presionin e lojës së Prishtinës, që zbatonin detyrat me përpikëri të trajnerit.  Në minutën e 29-të, Prishtina shënon epërsinë deri në 20 pikë (64:44), ndërsa rivali pothuajse ishte i dorëzuar i tëri.  në minutën e 32-të, vendasit udhëhoqën më 23 pikë (72:49), epërsia më e lartë e ndeshjes dhe i dha qetësi Prishtinës deri në fund të sfidës.

Prishtina shënoi fitore të madhe me rezultat 84:64 dhe e pret me qetësi sfidën e kthimit (nesër) në Groningen.

A.J. Davis me 25 pikë, Demario Aquan Mayfield e 14 dhe Kyan Anderson me 13 e udhëhoqën Z Mobile Prishtinën drejt kësaj fitoreje tepër të rëndësishme.Ndërsa, te skuadra holandeze, Grant Sitton e Shane Hammink ishin më efikasit me nga 11 pikë të shënuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...