Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike për mungesë parash - Bota Sot
Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike për mungesë parash

Basketboll

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike për mungesë parash

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 07:51

Tirana nuk do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj në këtë sezon për arsye financiare.

Vetë klubi bardheblu e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate zyrtare të publikuar edhe në profilin e tij në Facebook. Në komunikatën e saj, Tirana Basket thekson se financat që ka në dispozicion nuk e mundësonin dot pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment dhe se pavarësisht përpjekjeve të bëra, klubi nuk ia doli dot të siguronte fondin e mjaftueshëm.

Klubi kryeqytetas thekson gjithashtu se mungesa në Ligën Ballkanike nuk ia ndryshon objektivat kësaj skuadre, që është fitimi i një titulli tjetër kampion i Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...