Fillon edicioni i ri në basketboll

Basketboll

Fillon edicioni i ri në basketboll

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:04
Pamje nga një ndeshje

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të filloj në këtë fundjavë. Dy ndeshje do të luhen të shtunën, kurse të dielën është në program vetëm një ndeshje, derisa dueli në mes Z Mobile Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet më vonë.

Të shtunën me fillim nga ora 15:00 Lipjani e pret Ponte Prizrenin, ndërsa takimi do të luhet në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj. Ndërkaq të dielën do të zhvillohet derbi i xhiros së parë, ku Bashkimi është nikoqir i Golden Eagle Yllit, takim ky që do të luhet në palestrën sportive në Prizren duke filluar nga ora 17:00. Të gjitha ekipet e elitës janë përforcuar si me lojtarë vendor, ashtu edhe me ata të huaj, andaj pritet që konkurrenca në këtë edicion të jetë dukshëm më e fortë se ajo e një viti më parë.

Duhet theksuar se kampione në fuqi në konkurrencën e meshkujve është skuadra e Bashkimit, derisa Z Mobile Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës. Kjo e fundit e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës në prag të edicionit të ri.

KB BASHKIMI:

Gazzali Makasqi, Alex Gorski, Elvan Iljazi, Ujkan Karanezi, Drin Rexha, Rinor Peci dhe Mike James.

KB Z MOBILE PRISHTINA:

Demarrio Mayfield, Kyan Anderson, Fahro Alihodzic, AJ Davis, Denis Krestenin, Dardan Berisha, Altin Morina, Mikaile Tmusic, Mërgim Jakupi, Rilild Krasniqi, Meriton Ismaili, Vali Kastrati, Divine Myles dhe Khalid Boukichou.

KB RAHOVECI:

Rron Grapci, Rron Ukaj, Arion Balluku, Deshawn Jeffrey, Amir Madreed, James Stanback, Fred Richardson, Atik Koshi.

KB YLLI:

Ardit Pepaj, Jones Lee III, Romelo Banks, Terrell Everett, Chris J Martin.

KB TREPCA:

Dwayne Miner, Desmond Gattis, Mark Dorris, Matt Cushran.

KB BOREA:

Beq Kovaqi, Ilir Shala, Robert Lee Myles III, Albin Berisha, Aron Laja, Hamza Sylqa, Mirza Muriq, Tyler Tucker, Blendi Kadusha, Drin Gashi.

KB LIPJANI:

Musab Mala, Stacey Lawrence, Kevin Philips, Justin J Pennington.

KB PONTE PRIZREN:

Chris Brandon, Elliott Cole, Jaquan Smith, Blendi Matoshi, Urim Zenelaj, Yll Gashi, Edmond Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat