Mekaj: Në çdo ndeshje luajmë me mentalitet fituesi

Basketboll

Mekaj: Në çdo ndeshje luajmë me mentalitet fituesi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:06
Mekaj: Në çdo ndeshje luajmë me mentalitet fituesi

Golden Eagle Ylli nga Theranda e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.  Therandasit si mysafirë e mundën me rezultat 86:84 kampionin në fuqi, Bashkimin nga Prizreni. Basketbolli i Yllit, Leonard Mekaj, e vlerësoi lartë fitoren në udhëtim dhe që i jep skuadrës forcë edhe më shumë për takimet e radhës.  “Hapja e sezonit me një fitore dhe 2 pikë është motiv shtesë për ne, pa marr parasysh se cili ekip të kishte qenë, kemi mundur edhe më shumë ta thellojmë epërsinë por ishte ndeshja e parë e bëmë gabime të cilat do të evitohen në lojërat e ardhshme.

Bashkimi dihet se nuk është si i vitit të kaluar por prapëseprapë ta mundesh kampionin në fuqi është motiv shtesë!”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Mekaj. Basketbollisti tregon se çfarë e ka veçuar ekipin e tij: “Përvoja dhe kualiteti si ekip dhe jemi më të mirë për momentin dhe më të kompletuar. Ishim gjatë gjithë kohës në epërsi, dominuam 40 minuta si mysafirë”. Sfidën e radhës sërish në udhëtim, a është Ylli favoritë ndaj Trepçës? “Nuk e dimë përgatitjen fizike të KB Trepçës dhe se sa të huaj ka për momentin, në çdo ndeshje do të luajmë me mentalitet fituesi, për momentin jemi favoritë ndaj të gjitha ekipeve, me përjashtim të Prishtinës, mirëpo ajo është vetëm në letër, ne duhet ta tregojmë edhe ne fushë!”, theksoi ai.

Golden Eagle Ylli deri në javën e pestë nuk do të takohet me Z Mobile Prishtina, a mendoni se mund t'i fitoni të gjitha ndeshjet pa problem apo llogaritni ndonjë rival të papërshtatshëm? “Prishtina për momentin garon në Europe Cup, ka lojtarë të huaj e të mirë po ashtu edhe vendor. Është favoritë në këtë rast, mirëpo normalisht çdo lojë do ta luajmë për fitore”, ka thënë Mekaj.  Basketbollisti shprehet se ka shumë ndeshje deri në fund dhe është vetëm fillimi: “Jemi duke punuar shumë që ekipi të komponohet sa më mirë, sezoni është i gjatë, gjithçka mund të ndryshojë për të gjitha ekipet”.

Cilat janë synimet e Yllit? “FIBA Europe Cup. Synimet i kemi të qarta, hyrjen në play-off dhe synimin e Kupës së Kosovës dhe të kampionatit, mirëpo siç thash është sezon i gjatë dhe sapo ka filluar, nuk i dihet asgjë”, përgjigjet Mekaj. Basketbollisti tregon se a është i kënaqur me kushte të klubit therandas: “Kushtet janë shumë të mira si gjithmonë, ekipi është shumë i mirë, djemtë janë duke punuar dhe është një grup i mirë i njerëzve që kemi në ekip dhe në kryesi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat