Para 26 viteve (1992) liga e Kosovës në basketboll nuk kishte më shumë se tetë ekipe dhe kampionati zhvillohej ashtu siç mundej në salla të improvizuara, pasi që okupatori serb kishte uzurpuar palestrat sportive.
Liga e Kosovës numëronte tetë ekipe, si Prishtina, Besa e Pejës, Trepça nga Mitrovica, Besiana, Vëllaznimi i Gjakovës, Bashkimi nga Prizreni, Ylli nga Theranda dhe Konasporti nga Prizreni.
Tabela e vitit 1992
Tash Superliga e Kosovës është ndryshe në basketbollin e meshkujve, pra vetëm Prishtina, Trepça, Bashkimi dhe Ylli garojnë në Superligë, ndërsa të tjerat nuk janë.