Kombëtaret me sponsor - Bota Sot
Kombëtaret me sponsor

Basketboll

E martë, 13 nëntor 2018

Kombëtaret me sponsor

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:24
Eroll Salihu firmos marrëveshjen

Në ambientet e “Swiss Diamond Hotel Prishtina” në një ceremoni solemne është nënshkruar kontrata e sponsorizimit ndërmjet bankës TEB dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Banka TEB do të jetë sponsor i Kombëtares së Kosovës në parakualifikimet për Eurobasket 2021.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar për bankën TEB, Drejtori i Përgjithshëm, Orcun Ozdemir dhe për FBK-në, kryetari Arben Fetahu. Të pranishëm në konferencë ishin edhe Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, si dhe përfaqësuesit e FFK-së, Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm dhe Samir Ujkani, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Orcun Ozdemir, Drejtor i Përgjithshëm i bankës TEB:

“Për bankën TEB është nder dhe kënaqësi të përkrahim Federatën e Futbollit të Kosovës dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës materialisht duke sponsorizuar Përfaqësueset e Kosovës, por ajo çka është më e rëndësishme është se si futbolli, ashtu edhe basketbolli kanë nevojë për përkrahjen e shikuesve në numër sa më të madh, sepse me të vërtetë e meritojnë një përkrahje të tillë.

Ne edhe në të kaluarën i kemi mbështetë të dyja Federatat, më saktësisht Përfaqësueset e Kosovës, si në futboll, ashtu edhe në basketboll, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, duke marr parasysh interesimin e madhe të të gjithëve për këto dy sporte.

Unë uroj që Përfaqësueset e Kosovës në futboll dhe basketboll të arrijnë të shënojnë rezultate sa më të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test