KB Don Bosko starton me fitore - Bota Sot
KB Don Bosko starton me fitore

Basketboll

KB Don Bosko starton me fitore

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 12:39
KB Don Bosko starton me fitore

KB Don Bosko, luajti ndeshjen e parë në kuadër të Art Motion Ligës së Parë të Kosovës në basketboll.

"Klubi ynë, përballë kishte njërin ndër ekipet favorite të këtij kampionati KB Drita nga Gjilani.

Pavarësisht kundërshtarit, klubi ynë nën udhëheqjen e trajnerit të mirënjohur Valentin Spaqi, arriti të shënonte fitore bindëse me 12 pikë epërsi ndaj kundërshtarit.

Që të katër çerek lojët flisnin vetëm për njërin ekip në parket ekip i cili me transferimet e bëra ka arritur të bëhet pretendenti kryesor për superligë. Djelmoshat tanë me vetëmohim të pashoq arritën ta gjunjëzojnë ekipin e Dritës.

Në fund ndeshja përfundoi me rezultat: KB Don Bosko - KB Drita 87:75", shkruan në faqen e Don Bosko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...