Teuta debuton në Ligën Ballkanike

Basketboll

Teuta debuton në Ligën Ballkanike

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:16
Teuta debuton në Ligën Ballkanike

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj do të luajë të mërkurën në mbrëmje (ora 19:00) ndeshjen e saj të parë në Ligën Ballkanike. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” do të luhet sfida mes ekipit durrsak dhe atij bullgar të Akademik Bultx 99, takim që do të sjellë edhe debutimin e Teutës në këtë event rajonal. Në edicionin 2018-2019 të Ligës Ballkanike janë regjistruar 6 skuadra (pritet të vijë edhe një e shtatë nga Kazakistani).

Për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë event Ballkanik, klubi Teuta ka bërë disa përforcime të rëndësishme gjatë merkatos, duke afruar lojtarë cilësorë si nga kampionati shqiptar ashtu dhe disa basketbollistë të huaj. Një ndeshje që pritet me interes në Durrës, ku dhe pritet të ketë tifozë të shumtë. Takimi do të gjykohet nga tre të Kosovës: Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni dhe Elldin Uglari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat