Z Mobile Prishtina kërkon fitore në Bukuresht

Basketboll

Z Mobile Prishtina kërkon fitore në Bukuresht

Nga: K. Goca Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:26
Z Mobile Prishtina

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Z Mobile Prishtina, kërkon fitore nesër (18.00) në Bukuresht kundër skuadrës rumune Steaua, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E të Europe Cup në basketboll.

Pas startit të mirë bardhekaltrit kërkojnë edhe fitoren e radhës. Në hapje të këtij grupit, Prishtina e kishte mundur me rezultat 92:82 ekipin ukrainas Cherkaski Mavpy, kurse Steaua pësoi nga Bakken Bears e Danimarkës, me rezultat 100:66.

Basketbollisti me përvojë, Dardan Berisha, me shokë janë të mobilizuar që nga Bukureshti të kthehen me fitore, që do të ishte shumë më rëndësi në rrugën për të shkuar edhe më larg në këtë garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat