Griffin 50 pikë, Detroit triumfon në shtesë, “OK” Pelicans e Denver

Basketboll

Griffin 50 pikë, Detroit triumfon në shtesë, “OK” Pelicans e Denver

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:16
Blake Griffin

Denver po kalon një moment të mirë në kampionat, duke korrur sot suksesin e katërt radhazi. Skuadra e Nuggets mundi 126-112 Sacramento, në një takim të dominuar nga basketbollistët e Denver. 8 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë, çka tregon për forcën e kolektivitetit të skuadrës së Denver, ku më të mirët ishin Murray me 19 pikë e Harris me 18.

E pamposhtur në kampionat edhe skuadra e New Orleans, me 3 fitore në po kaq takime të luajtura. Pelicans fituan 116-109 ndaj Clippers, ndeshje që u përmbys në favor të miqve në pjesën e dytë. Për Clippers, dyshja Harris-Gallinari realizoi 50 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dallua Davis me 34 pikë e 13 rebaund.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Detroit, që mundi 133-132 Philadelphia, ndeshje emocionuese dhe dramatike deri në sekondën e fundit. Një ndeshje fantastike e Blake Griffin, që realizoi 50 pikë e 14 rebaund, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e 11 rebaund të Embiid për vendasit. Për Detroit suksesi i 3-të radhazi, ende i pamposhtur këtë sezon.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Detroit, 132-133

Clippers – New Orleans, 109-116

Denver – Sacramento, 126-112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat