Ylli përforcohet me një amerikan

Basketboll

Ylli përforcohet me një amerikan

Nga: K. G. Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:24
Jervon Pressley

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda është përforcuar me një amerikan. “Jervon Pressley është lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit.  Pressley është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitën 4/5. Vitin e kaluar ishte pjesë e disa ekipeve në Izrael”, bëhet e ditur nga klubi. Ylli aktualisht është në pozitën e katërt me 7 pikë ose ka 2 fitore e 3 humbje duke ngecur për tri pikë nga lideri Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci. Drejtuesit e KB Yllit vlerësojnë se është një përforcim i duhur dhe që shton gjasat që të luftojnë edhe për më lartë në renditjen e Superligës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat