Rose thyen rekordin personal të pikëve në fitoren e Wolves

Basketboll

Rose thyen rekordin personal të pikëve në fitoren e Wolves

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:32
Derrick Rose

Një mbrëmje me shumë ndeshje interesante është zhvilluar në NBA.

Mbrëmje për t’u mbajtur mend për Derrick Rose, që regjistroi një rekord personal prej 50 pikësh brenda një ndeshje në fitoren e Minnesota Timberwolves përballë Utah Jazz, me rezultat 128-125.

Në 41 minuta mbi parket 30-vjeçari realizoi 19 nga 31 tentativat nga fusha, si dhe u tregua i saktë në katër gjuajtje për tre, pa harruar topin që i rrëmbeu Dante Exum dy sekonda para fundit, duke i hequr mundësinë për të barazuar rezultatit.

Me Stephen Curry në superformë, Golden State Warriors e kanë të lehtë ndaj çdo kundërshtari.

Ylli i kampionëve në fuqi të NBA shënoi plot 37 pikë dhe 9 asistime në triumfin 131-121 ndaj New Orelans Pelicans.

34 pikë i realizoi vetëm në pjesën e dytë, duke qenë i saktë në shtatë gjuajtje për tre pikë. Kjo ishte ndeshja e gjashtë sezonale që Curry kalon kuotën e 30 pikëve.

Fitore damatike 114-113 e Los Angeles Lakers ndaj Dallas Mavericks në Staples Center.

LeBron James rezultoi vendimtar në këtë sukses të tretë sezonal të kalifornianëve me 29 pikë, përfshirë këtu edhe gjuajtjen e lirë të fundit që ia mundësoi ekipit të tij të realizonte fitoren e tretë sezonale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat