Penza më e mirë

Basketboll

Penza më e mirë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Klubi i basketbollit Penza ka shënuar fitore me rezultat 84:57 (17:15, 23:17, 14:15, 30:10)  kundër United Basketball në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Prej fillimit e deri në fund të takimit ishte skuadra nikoqire ajo që e ka diktuar ritmin e lojës, përderisa në çerekun e fundit krijoi epërsi të thellë dhe kështu triumfoi me 27 pikë epërsi.

Më të dalluarit te Penza ishin Ilir Shala me 17 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, Taulant Dupa me 17 pikë, 14 kërcime e 11 asistime dhe Aron Laja me 15 pikë e 10 kërcime. 

Te United Basketball më efikasit ishin Diellor Maksuti me 16 pikë e 5 kërcime, Laurant Ibrahimi me 13 pikë, 8 kërcime e 9 asistime dhe Veron Iseni me 13 pikë e 5 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat