Në stilin e kampionit, Golden State mposht edhe Memphisin

Basketboll

Në stilin e kampionit, Golden State mposht edhe Memphisin

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:17
Golden State

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-s, Golden State Warriors kanë shënuar fitoren e radhës duke përforcua kreun e tabelës së Konferencës Perëndimore.

‘Luftëtarët’ kësaj radhe ishin më të mirë se basketbollistët e Memphis Grizzlies, ku këta të fundit pësuan humbje me rezultat 101-117.

Megjithëse në periudhën e parë dhe të fundit lojtarët e Memphisit ishin më të mirë në parket, kjo nuk u mjaftoi për të shmangur humbjen e re.

Basketbollisti më efikas te Warriors ishte Klay Thompson, i cili realizoi 27 pikë gjersa pesë më pak i shtoi Kevin Durant. Stephen Curry shënoi 19 pikë.

Te Grizzlies më i miri ishte Dilon Brooks me 18 pikë ndërsa Shelvin Meck dhe jaren Jackson shënuan secili nga 15 sosh,

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej dhjetë fitoreve dhe një humbje ndërsa për Memphis kjo ishte humbja e katërt kundrejt pesë fitoreve.

Në takimin e radhët kampioni do të takohet me Milwaukee Bucks kurse Grizzlies do të ballafaqohet me Denver Nuggets.

Rezultatet tjera:

Oklahoma 122-116 New Orleans

Detroit 115-120 Miami

Indiana 94-98 Houston

Orlando 102-100 Cleveland

New York 115-116 Chicago

Denver 115-107 Boston

Utah 111-124 Toronto

L.A. Clippers 120-109 Minnesota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat