Më 1 janar fillon afati kalimtar dimëror!

Basketboll

Më 1 janar fillon afati kalimtar dimëror!

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:46
Pamje nga një ndeshje

Zyra e Federatës së Basketbollit të Kosovës, njofton se me 1 janar fillon afati kalimtar dimëror për basketbollistë. Është një mundësi e mirë për të gjitha klubet që të mendojnë për përforcime dhe të janë sa më të fortë për pjesën e dytë të kampionatit. “Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet e saj se afati kalimtar dimëror fillon më 01.01.2019 dhe përfundon më 11.01.2019 në ora 17:00”, thuhet nga FBK. Prandaj, klubet i kanë në dispozicion së paku 10 ditë për të hulumtuar tregun dhe për t’u përforcuar me basketbollistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat