Prishtina shkatërron ekipin ukrainas

Basketboll

Prishtina shkatërron ekipin ukrainas

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 19:46
Pamje nga ndeshja, Dardan Berisha në veprim

Z Mobile Prishtina shkatërroi me rezultat 92:73 (21:15, 25:26, 31:16, 15:14, 15:16) ekipin  Cherkaski Mavpy, që u zhvillua në palestrën e sportit në Vilnius të Lituanisë. Fitore domethënëse e Prishtinës dhe që i siguroi vizën për më tutje, pra në mes 16-të më të mirëve në FIBA Europe Cup në basketboll. Bardhekaltrit shënuan fitoren e tretë në grupin E të kualifikueseve dhe “blindojnë” vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Bakken Bears nga Danimarka prinë me 8 pikë, kurse Cherkaski Mavpy është në vend të tretë me 5 pikë dhe Steaua e fundit me 4.

Cherkaski Mavpy dhe Steaua nuk kanë as shpresë më për vend të dytë, kurse Prishtina është e qetë, tani pret takimet e fundit pa ndonjë stres.  Në ndeshjen mes Cherkaski Mavpy dhe Prishtina vetëm në 20 minutat e parë u zhvillua rivalitet i madh.  Fillimisht ukrainasit udhëhoqën me 2:0 dhe 5:4,  por Prishtina se shpejti konsolidohet dhe arrin të kaloi në epërsi me pesë pikë dallim (7:12).  Cherkaski Mavpy mundohet me të gjitha forcat dhe e ngushton rezultatin në tri pikë (13:16) pikërisht në minutën e 9-të. Gjatë kësaj periudhe të lojës basketbollisti Divine Myles ishte ndër më të dalluarit dhe më i merituarit për epërsinë e skuadrës më të trofeshme në vendin tonë.

Çereku i parë përfundoi me rezultat 15:21 në favor të Prishtinë, ndërsa në minutën e 12-të u barazuan shifrat në 23:23.  Basketbollisti më i mirë në vendin tonë, Dardan Berisha, me bashkëlojtarë dhanë maksimumin në minutat vijues dhe sa vinin e kalonin minutat ata shtonin epërsinë. Në minutën e 25-të, Prishtina në epërsi me 10 pikë (48:58), duke e thelluar edhe në 19 pikë (50:69) në minutën e 28-të. Cherkaski Mavpy nuk kishte fuqi t’i kundërvihet bardhekaltërve që administruan lojën për mrekulli. Në minutën e 38-të, Prishtina në epërsi me 20 pikë (69:89) dhe gjithçka  ishte e qartë sa i përket fituesit. Basketbollisti A.J. Davis me 26 pikë ka qenë më i merituari për fitoren e madhe, i ndihmuar nga Berisha me 16 sosh, Myles 14 etj. ndërsa te ukrainasit Brandon Young ka qenë me efikasi me 17 pikë të realizuar.

Cherkaski Mavpy-Prishtina 73:92

Cherkaski Mavpy: Chumakov 9, Otverchenko 3, Skapintsev 11, Tkachenko 5, Young 17, Arnet 4, Cokley 16, Kolchenko 3, Ruslov dhe Voievoda 5.

Z Mobile Prishtina: Berisha 16, Boukichou 12, Davis 26, Mayfield 10, Myles 14, Anderson 3, Azemi, Bunjaku, Ismaili, Krestinin 11, Morina dhe F. Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat