Na ishte një herë derbi i rivalëve të vjetër - Bota Sot
Na ishte një herë derbi i rivalëve të vjetër

Basketboll

E martë, 13 nëntor 2018

Na ishte një herë derbi i rivalëve të vjetër

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:59
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën me përballjen në mes Rahovecit dhe Boreas që do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë do të nis xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci në shtatë xhirotë e para ka regjistruar 6 fitore e 1 humbje, kurse Borea ka bilanc prej 2 fitore e 5 humbje.

Ndërkaq po të shtunën në program është dueli në mes Trepçës dhe Z Mobile Prishtinës.

Ky takim do të luhet në ora 19:00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça në shtatë xhiro ka realizuar 2 fitore e 5 humbje, kurse Z Mobile Prishtina ka bilanc prej 6 ndeshje e po aq fitore. Me një fjalë, na ishte një herë derbi i rivalëve të vjetër.

Ndërkohë të dielën në program janë dy ndeshje të tjera, ku në ora 17:00 në palestrën e sportit “13 Qershori” në Suharekë Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin, kurse dy orë më vonë në palestrën e sportit në Prizren, Ponte Prizreni e pret Lipjanin.

Golden Eagle Ylli ka bilanc prej 4 fitore e 3 humbje, kurse Bashkimi ka regjistruar 3 fitore e 4 humbje.

Ponte Prizreni në shtatë xhiro ka shënuar 3 fitore e 3 humbje, kurse Lipjani ka realizuar 1 fitore e 6 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test