Prishtina pa telashe në Mitrovicë

Basketboll

Prishtina pa telashe në Mitrovicë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 13:00
Prishtina pa telashe në Mitrovicë

Basketbollistët e Z Mobile Prishtinës kanë shënuar fitore ndaj Trepcës me rezultat 106:83 në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Takimi i dy rivalëve të përbetuar është luajtur në prani të rreth 1500 shikuesve në palestrën “Minatori” në Mitrovicë,  ku tifozët “Torcida” asnjëherë nuk rreshtën së përkrahuri ekipin e tyre pavarësisht dallimit të forcave në parket.

Divine Myles me 32 pikë, 5 kërcime e 6 asistime dhe Dardan Berisha me 31 pikë, 4 kërcime e 2 asistime e kanë udhëhequr skuadrën bardhekaltër deri te fitorja, kurse në anën tjetër më të dalluarit ishin Samir Zekiqi me 27 pikë, 3 kërcime e 3 asistime, Dwane Miner me 26 pikë, 4 kërcime e 2 asistime dhe Mark Dorris me 20 pikë, 9 kërcime e 7 asistime.

Trepca arriti ti bëjë ballë Prishtinës në tre cerekët e parë, derisa në të fundit bardhekaltrit dominuan tërësisht dhe kështu bënë që krejt në fund takimi të përmbyllet me 23 pikë epërsi.

Në kuadër të kësaj xhiro fitore ka regjistruar edhe Rahoveci, duke e mposhtur Borean me shifrat 103:90.

Ndërkaq të dielën në program janë dy ndeshje të tjera mjaft interesante, ku Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin me fillim nga ora 17:00 dhe Ponte Prizreni e pret Lipjanin, ndeshje kjo që do të zhvillohet duke filluar nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat