Feronikeli vazhdon me fitore

Basketboll

Feronikeli vazhdon me fitore

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 13:01
Feronikeli vazhdon me fitore

Skuadra e Feronikelit e ka shënuar firoren e gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Ligën e Parë të Meshkujve.

Feronikeli në kuadër të xhiros së shtatë të shtunën e ka mposhtur ekipin nga Gjilani, United Basketball me rezultat 112:61.

Më të dalluarit te skuadra fituese ishin Mustafë Merovci me 24 pikë e 10 kërcime, Arti Hajdari me 23 pikë e 5 asistime, Desmont Gattis me 20 pikë, 8 kërcime e 6 asistime dhe Valdet Shala me 16 pikë, 9 kërcime e 3 asistime.

Në anën tjetër te United Basketball më efikasit ishin Laurant Ibrahimi me 33 pikë e 10 kërcime dhe Veron Iseni me 11 pikë, 4 kërcime e 3 asistime.

Fitore në kuadër të kësaj jave kanë regjistruar edhe Don Bosko në përballje me Penzën me shifrat 75:66 dhe Istogu triumfoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 102:75.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat