NBA, fitojnë Rockets, Bucks dhe Lakers - Bota Sot
NBA, fitojnë Rockets, Bucks dhe Lakers

Basketboll

NBA, fitojnë Rockets, Bucks dhe Lakers

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:06
NBA

James Harden realizoi 8 gjuajtje nga distanca e 3 pikëve për të regjistruar kështu rekordin e këtij fillimsezoni prej 40 pikësh, teksa Houston Rockets fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 115-103 ndaj Indiana Pacers.

Harden kontribuoi gjithashtu edhe me 9 asiste dhe 7 topa në tabelë, ndërkohë që ra në sy edhe Chris Paul me 26 pikë të realizuara, duke rikthyer te fitorja Rockets, që kishin humbur 4 ndeshjet e para sezonale.

Fitorja vjen në mesin e misionit të vështirë për Rockets, se çfarë duhet të bëjnë me Carmelo Anthony, paraqitjet e dobëta të të cilit kanë ndikuar edhe në fillimin negativ të Houstonit.

Anthony, i cili është në vitin e tij të parë me Rockets, u la në stol për të dytën sfidë radhazi, për shkak të asaj që drejtuesit e ekipit teksan e përshkruan si sëmundje e panjohur. Por, mediet amerikane raportojnë se Anthony edhe më të dëbohet së shpejti.

Image

Për Pacers, që kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit, ra në sy Victor Oladipo me 22 pikë, të pafrytshme gjithsesi.

Mbrëmja e djeshme ishte një natë rekord për Milwaukee dhe veçanërisht për Brook Lopez. Ky i fundit realizoi 8 gjuajtje tripikëshe, një arritje karriere kjo dhe jo vetëm sezonale, ndërsa të gjithë titullarët e Bucks e përfunduan sfidën me Denver Nuggets, që u mposht 121-114, me shifra të dyfishta.

Giannis Antetokounmpo shënoi 22 pikë, 9 topa në tabelë dhe 8 asiste; Khris Middleton shënoi 21 pikë, ndërsa Malcom Brogdon shtoi edhe 20 të tjera për Bucks, që arritën kështu fitoren e parë në Denver që prej vitit 2010. Paul Milsap shënoi 25 pikë për Nuggets, ndërsa Nikola Jokiç 20 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e tretë radhazi.

Në sfidën e fundit, LeBron James dha shfaqjet e tij të zakonshme, të cilës iu bashkua edhe Tyson Chandler me një stopim jetik në mbrojtje në sekondat e fundit, duke bërë që Los Angeles Lakers të fitonte 107-106 ndaj Atlanta Hawks. James e mbylli me 26 pikë, ndërsa këtyre iu shtuan edhe 18 pikët e Kyle Kuzma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test