Prishtina e qetë e pret Steaua-n

Basketboll

Prishtina e qetë e pret Steaua-n

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Pamje nga një ndeshje

Të martën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Z Mobile Prishtina është nikoqire e Steaua Bukureshti nga Rumania në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Në ballafaqimin ndërmjet këtyre dy skuadrave të luajtur më 24 tetor në Bukuresht, fitore patën shënuar bardhekaltrit me shifrat 87:81.

Z Mobile Prishtina tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje në FIBA Europe Cup, duke zënë vend në mesin e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garat në këtë kompeticion.

Z Mobile Prishtina është e dyta në Grupin E me tri fitore e një humbje, derisa Bakken Bears nga Danimarka kryeson në grup me 4 ndeshje e po aq fitore.

Cherkaski Mavpy nga Ukraina është i treti në grup me 1 fitore e 3 humbje, si dhe e fundit në grup është skuadra rumune, Steaua Bukureshti me 4 ndeshje e po aq humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat