Rockets marrin fitoren e tretë radhazi, mposhtin bindshëm kampionin - Bota Sot
Rockets marrin fitoren e tretë radhazi, mposhtin bindshëm kampionin

Basketboll

Rockets marrin fitoren e tretë radhazi, mposhtin bindshëm kampionin

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 09:07
Në ndeshjen derbi, Houaton ka triumfuar përballë kampionit në fuqi Golden State Warriors.

Houston Rockets ka vazhduar me fitore në NBA.

Raketat nga Teksasi kanë marrë fitoren e tret radhazi dhe të shtatën këtë edicion.

Në ndeshjen derbi, Houaton ka triumfuar përballë kampionit në fuqi Golden State Warriors.

Pas 48 minutave lojë, bardh e kuqtë fituan me 21 pikë diferencë 107:86.

James Harden ishte i pandalshëm në këtë takim me 27 pikë, tri kërcime e tri asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Enis III që shënoi 19 pikë dhe Eric Gordon që shtoi 17 të tjera.

Qendra Clint Capela e përfundoi ndeshjen me ‘Double Double’ prej 10 pikëve e 10 kërcimeve.

Warriors në këtë takim u paraqitën pa fundorin Steph Curry dhe mungesa e tij u vërejt mjaftë shumë.

Më efikasi tek Golden State ishte Kevin Durant me 20 pikë, por çuditërisht nuk shënoi asnjë tre pikësh.

Në ndeshjen e ardhshme, Houston përballet me Sacramento Kings, ndërsa Warriors luajnë përballë Dallas Mavericks.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test