Trepça është nikoqire e Lipjanit

Basketboll

Trepça është nikoqire e Lipjanit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e dhjetë në Superligën e Kosovës veçohet me tri ndeshje, në të cilat pritet rivalitet i madh në parket.

Të martën Trepça është nikoqire e Lipjanit, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.

Në ballafaqimin e luajtur në kuadër të xhiros së tretë, Lipjani pati triumfuar si mysafir ndaj Trepçës me rezultat 65:59.

Trepça në nëntë xhirot e para ka regjistruar 3 fitore e 6 humbje dhe zë vendin e shtatë në renditjen tabelare, derisa Lipjani të vetmen fitore e ka shënuar ndaj ekipit mitrovivas, përderisa ka regjistruar edhe 8 humbje.

Po të martën në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Rahoveci në nëntë xhirot e para ka realizuar 7 fitore e 2 humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka bilanc prej 5 fitore e 4 disfata.

Në përballjen e parë të këtij edicioni, fitore pati shënuar Rahoveci me shifrat 89:83.

Ndërkaq të mërkurën do të takohen rivalët lokal, Ponte Prizreni dhe Bashkimi, ndeshje kjo që do të luhet në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 19:00.

Ekipi kampion në fuqi, Bashkimi zë vendin e katërt në tabelë me 4 fitore e 5 humbje, kurse Ponte Prizreni e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndaj Z Mobile Prishtinës, dhe ka bilanc prej 4 fitore e 4 disfata, duke u renditur në pozitën e gjashtë. 

Në ballafaqimin ndërmjet këtyre dy skuadrave në kuadër të xhiros së tretë pati triumfuar Bashkimi me shifrat 80:77.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat