Humbja nga Bakken Bears nuk e zbeh suksesin e KB Prishtinës në Evropë

Basketboll

Humbja nga Bakken Bears nuk e zbeh suksesin e KB Prishtinës në Evropë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 21:53
Foto nga ndeshja

Bakken Bears ka shënuar edhe fitoren e dytë kundër Z Mobile Prishtinës në FIBA Europe Cup.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës nuk ka arritur të marrë vendin e parë në grupin E në FIBA Europe Cup, duke u mundur në ‘Pallatin e Rinisë’ nga Bakken Bears me rezultat 77-100.

Prishtina pati fillim të mirë të ndeshjes, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 27:16.

Mysafirët arritën përmbysjen në çerekun e dytë, të cilin e fituan me rezultat 12:29.

Dominimi i mysafirëve vazhdoi edhe në çerekët e tretë dhe katërt, që rriten rezultatin e fitores në 77-100.

Pavarësisht humbjes, Z Mobile Prishtina ka arritur të kalojë në fazën tjetër të kësaj gare, që është një sukses i madh për basketbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat