LeBron nuk njeh moshë, këto janë statistikat e tij të mrekullueshme

Basketboll

LeBron nuk njeh moshë, këto janë statistikat e tij të mrekullueshme

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 00:22
LeBron James

LeBron James nuk ka të ndalur edhe në sezonin e tij të 16-të.

Ai duke mbrojtur ngjyrat e Los Angeles Lakers po shkëlqen me performancat e tij, duke i siguruar skuadrës 10 fitore nga 17 ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Sikurse vera, edhe “mbretit James” po i rritet cilësia me kalimin e viteve. Këtë e dëshmojnë statistikat më poshtë.

33 vjeçari këtë sezon regjistron mesataren më të ulët të minutave gjatë karrierës së tij (34.8), por njëkohësisht regjistron mesataren më të lartë të pikëve gjatë karrierës (28.9).

“Mbreti” gjithashtu po prek një mesatare të lartë sa i përket saktësisë nga loja e hapur, ku ka qenë i saktë (52.2%).

Nga vija për tre pikë, James regjistron një përqindje diçka më të vogël, prej 39.2%.

Ai ka kontribuuar mjaft shumë edhe në fazën defanzive, duke regjistruar 8.1 rebounde për ndeshje, 1.4 topa të vjedhur dhe 0.9 bllokada për ndeshje.

Në fazën e sulmit, anash shënimeve, ai shërbeu mjaft mirë edhe shokët e skuadrës, duke arritur 6.9 asistime për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat