Basketbollisti i ekipit të Tiranës, Red Vogli ka ndarë me të gjithë miqtë e tij në Facebook lajmin e bukur se bashkëshortja e tij, Klaudia Hoxha është në pritje të ëmbël.
Pas dasmës së tyre që u spikat për elementet bardheblu të përdorur në të gjithë konceptimin e saj, familja bardheblu ishte në pritje të një lajmi të tillë nga çifti simpatik.
Dhe Red Vogli ka gjetur fiks momentin e duhur, pas fitores së luftuar ndaj Goga Basket në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, për të dhënë këtë lajm.
Mbishkrimi te fotoja e postuar flet shumë për besnikërinë dhe dashurinë që ka basketbollisti ndaj ekipit të tij, Tiranës.
“3 Dashni, Klaudia, Tirona dhe…Se pas fitores thuhen lajmet e bukura”.