Maqedonia me probleme para sfidës me Kosovën

Basketboll

Maqedonia me probleme para sfidës me Kosovën

Nga: K. G. Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Pamje nga një ndeshje

Maqedonia vajton mungesën e basketbollistit Lubomir Mlladenovski. Ai është i lënduar, nuk do të luajë kundër Kosovës, në ndeshjen e 2 dhjetorit, në orën 17.45. Përzgjedhësi i Maqedonisë, Jordancho Davitkov, është i shqetësuar për mungesën e tij në prag të ndeshjes së vlefshme të grupit B të kualifikueseve për Eurobasket 2021.

“Për fat të keq, nuk mund të mbështetem në shërbimet e Mlladenovskit. Ai nuk është trajnuar me ekipin qe një kohë”, ka thënë mes të tjera Davitkov. Maqedonia ka dy fitore në grup, kurse Kosova ka pësuar dy humbje deri me tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat