Mehmeti: Kosova nuk e ka presionin e fitores

Basketboll

Mehmeti: Kosova nuk e ka presionin e fitores

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Artan Mehmeti

Kombëtarja e Kosovës është para një sfide të vështirë, përballet me Maqedoninë, e cila luhet të dielën në orën 17.45 në palestrën e sportit “26th April” në Gjevgjeli. Kosova pretendon t’i revanshohet maqedonëve për humbjen (73:76) në kryeqytet! Maqedonia ka përparësinë e fushës, kurse Kosova beson e shpreson se me një lojë të mirë mund të ia dalin nga ky rrugëtim i mundimshëm.  Kosova është në grupin B të kualifikueseve për Eurobasket 2021 dhe renditet e fundit, me dy humbje të pësuar deri me tash, kurse Maqedonia kryeson me 4 pikë ose me dy fitore dhe Rumania është në vend të dytë me 3 pikë, një fitore e një humbje.

Të enjten e 29 nëntorit, Kosova ka qenë e pafat, duke pësuar humbje me pesë dikë dallim (88:83) nga Rumania. Ish basketbollisti i mirënjohur mitrovicas, Artan Mehmeti, tha se Kosova ka lojë shumë të vështirë në Gjevgjeli me Maqedoninë.  “Me Maqedoninë është lojë e vështirë, duke pas parasysh fondin e tyre i cili është i mbushur me lojtar cilësor.

Në krahasim me ndeshjen kur i mposhtem Maqedonia ka hyrë në seri të lojërave te mira. Ne e dimë potencialin tonë, duhet kërkuar rastin tonë, duke u munduar sa më shumë me luajt në sulm ngjashëm si me Rumaninë. Presion te fitores medoemos nuk e kemi, atëherë psikikisht duhet luajtur qetë dhe të koncentruar maksimalisht”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Mehmeti. Ku mendoni se është rreziku më i madh nga Maqedonia? “Nga cilësia si grup dhe përvoja e disa lojtarëve, kuptohet se ata luajnë edhe para publikut të tyre”, përgjigjet Mehmeti. 

Sipas Mehmetit, Kosova ka forcën e saj dhe gjithçka është e hapur: “Realisht, gjithçka është e hapur. Me Erion Kastratin dhe me organizatorin Bourmouth kishte me qenë një situatë tjetër por rrethanat janë këto për momentin, andaj duhet djersitur shumë nëse dojmë rezultat pozitiv”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat