Golden State asesi të këndellet

Basketboll

Golden State asesi të këndellet

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:34
Foto nga ndeshja

Golden State është mundur 111-102 në fushën e Detroit, duke pësuar humbjen e nëntë sezonale në NBA.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që u shkëputën gradualisht që në pjesën e parë dhe e ruajtën avantazhin deri në fund, sfidë ku diferencën e bëri Griffin me 26 pikë. Për Golden State një lajm i mirë është rikthimi në fushë i Curry pas 3 javësh pushim, duke realizuar 27 pikë. Mirë u paraqitën edhe Durant me 28 pikë e Thompson me 21, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në Lindje, skuadra e Toronto vijon të bëjë një paraqitje të mirë, duke komanduar renditjen dhe duke u bërë ekipi i parë që arrin kuotën e 20 fitoreve këtë sezon. Kanadezët fituan 106-95 në fushën e Cleveland, me miqtë që e dominuan ndeshjen në shumicën e kohës. Leonard me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Toronton. Mirë po paraqitet edhe Boston, që mundi 118-109 Minnesota, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Celtics, ku u dallua Hayard me 30 pikë (e nisi ndeshjen nga stoli).

Pas kohës shtesë fiton New York, që mundi 136-134 Milwaukee, një ndeshje me rivalitet dhe emocioine gjatë gjithë kohës. Milwaukee (Antetokounmpo 33 pikë e 19 rebound) pati mundësinë ta fitonte këtë sfidë që në kohën e rregullt, teksa u shkëput deri në 17 pikë, por gaboi në fund. Për nju-jorkezët u dalluan Mudiay me 28 pikë e Knox me 26. Fiton edhe ekipi i Houston, që mundi me lehtësi 121-105 Chicago, ndeshje e dalluar nga vendasit, ku diferencën në fushë e bëri Harden me 30 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Milwaukee, 136-134

Detroit – Golden State, 111-102

Washington – Brooklyn, 102-88

Cleveland – Toronto, 95-106

Houston – Chicago, 121-105

Minnesota – Boston, 109-118

Sacramento – Indiana, 111-110.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat