A ia ka ndryshuar martesa jetën Valbonës?

Basketboll

A ia ka ndryshuar martesa jetën Valbonës?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:28
Valbona Bytyqi

Të jesh sportiste në Kosovë, nuk është edhe lehtë, kur dihet se në çfarë kushte kanë shumica e klubeve. Megjithatë edhe në kushte të vështira, sportistet tona japin kontributin.   Ka raste që janë paguar, shumicën e rasteve kanë punuar e luajtur në baza vullnetare dhe e kanë mbajtur gjallë sportin femëror.  Në basketbollin femëror, po ashtu edhe në hendboll e në volejboll, sportistet pak paguhen, por shumë prej tyre nuk dinë se çfarë është paga, por motivi dhe dëshira ju jep forcë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.

Valbona Bytyqi prej basketbollisteve më të mira të pasluftës, tani ndihmëstrajnere në klubin e Penzës nga Peja, tha se me gjithë peripecitë që ballafaqohen, po japin maksimumin. Valbona ka qenë dhe është alfa e omega e klubit, me të cilën lidhen shumë suksese. Ka kohë që Valbona është martuar me Xhelal Osmanajn dhe ka një vajzë, e cila është frymëzim për kapitenen shumëvjeçare te Penza.   Valbona tregon se ja  ka ndryshuar jetën martesa,  sa e ndihmon bashkëshorti, sa është vështirë të jesh nënë, po ashtu edhe të merresh me sport e të punosh edhe diku tjetër.

“Bota sot”: A ju ka ndryshuar jetën martesa?

Valbona Bytyqi: Martesa aspak nuk ma ka ndryshuar jetën, thjesht po vazhdoj aktivitetin tim si në anën sportive ashtu edhe me profesion Edukatore, që po vazhdoj në çerdhen ‘Pëllumbat e Paqes’ në Pejë.

“Bota sot”: Sa ju ndihmon bashkëshorti në jetë private dhe në aktivitetet sportive?

Valbona Bytyqi:  Shoku Xhelali është krahu i djathtë tash e 7 vite, vazhdon të me përkrah maksimalisht si në sport po ashtu edhe në jetën private e kam përkrahjen maksimale. Jam me fat që e kam përkrah një njeri siç është Xhelali!

“Bota sot”: Cili është plani i Valbonës?

Valbona Bytyqi: Tani për tani jam e fokusuar të vajza, ta ketë përkrahjen maksimale ku është domosdoshmëri,  që të me ketë afër në zhvillimin e fëmijërisë, por nuk do të thotë që nuk kam plane...

“Bota sot”: Tani ndihmëstrajnere, a shpresoni që ta riktheni Penzën si fuqi e basketbollit të Kosovës?

Valbona Bytyqi: Penza do të jetë superfuqi në pjesën e dytë të kampionatit, puna e trajnerit, kryesisë, sponsorët po ashtu edhe kontributi im dhe angazhimi i lojtareve, Penzën do ta kthejmë ku e ka pas vendin, te titulli dhe Kupa e Kosovës. Jemi shumë të organizuar në çdo aspekt dhe vetëm presim sukseset.

Image

Valbona me bashkëshortin e saj

“Bota sot”: Sa është vështirë për ju përshëndetja nga loja aktive, tani në misionin e trajneres?

Valbona Bytyqi: Ende nuk ja kam kthyer shpinën fushës së basketbollit edhe pse gjasat janë që të kthehem për pjesën e dytë, por ende nuk kam vendos edhe pse klubi dëshiron që të kontribuoj si lojtare por mbetet të shihet në pjesën e dytë!

“Bota sot”: Çfarë i mungon Valbonës?

Valbona Bytyqi: Me ardhjen e vajzës më është kompletuar mungesa e të qenurit nënë, thjesht është ëndërr e çdo vajze.

“Bota sot”:  A ka rritje të cilësisë së basketbollit femëror?

Valbona Bytyqi: Këtë vit me arritjen e disa basketbollisteve të huaja, i kanë dhënë hijeshi ligës por ende duhet përkrahur ligën më shumë në ngritjen e basketbollisteve vendore. Me brengos fakti në përfaqësueset e reja se kush kyqet e kush punon me gjeneratat, jemi prapa shumë, është treni i fundit.

“Bota sot”: Ardhja e disa lojtareve nga jashtë, a ka ndikuar edhe rritjen e rivalitetit mes ekipeve dhe në shikueshmëri?

Valbona Bytyqi: Është rritur dukshëm shikueshmëria në ligën e femrave, është pozitive ardhja e të huajve edhe e ka rrit rivalitetin e ekipeve për Kupë e për titull. Kemi më shumë ekipe që luftojnë për trofe.

“Bota sot”:  Çfarë bën Valbona pos basketbollit dhe sa është vështirë të jesh nënë?

Valbona Bytyqi: Pos angazhimin si ndihmëstrajnere e vazhdoj angazhimin tim në çerdhen ‘Plumbat e Paqes’, pra si motër Edukatore. Vazhdoj të merrem me vajzën për kohën e shkurtër që e kam dhe e kaloj me vajzë, mandej në mbrëmje vazhdoj në stërvitje dhe kështu kalon çdo ditë më shumë angazhime. Pa dyshim se meritat e shumta i takojnë gjyshes se Inares, nënës sime, ku nga ardhja e Inares ajo vazhdon të kujdeset, pothuajse me shumë kalon kohë ajo sesa unë me vajzën.

Image

Valbona me vajzën e saj

“Bota sot”: Gëzimi dhe dëshpërimi në karrierën si basketbolliste? 

 Valbona Bytyqi: Dëshpërimi më i madh është se jemi shumë prapa me sport, përndryshe Liga e femrave, ende nuk kemi përfaqësuese A  dhe nuk  kemi përzgjedhës, nuk ka dëshpërim më të madh se të luash 16 vite e mos ta zhvillofsh një turne apo kualifikim përfaqësuesja A. Gëzimi më i madh është ardhja e vajzës në jetë ku gjitha sukseset i kam pas të shumta. Vajza e ka kompletuar jetën dhe tash po vazhdoj ta shijoj në çdo moment! Faleminderit nga ana juaj, që po e mbani gjallë basketbollin femëror, falënderim të veçantë i them shokut Xhelal ku është më i merituari për të gjitha arritjet e sukseset!

“Bota sot”: A fitove a po humbe më shumë nga basketbolli, pra në aspektin financiar?

Valbona Bytyqi: Të kish ekzistuar basketbolli prej pareve isha bërë milionere, por për fat të keq kam shpenzuar shumë. Kam qenë në kampe të ndryshme, edhe çdo lëndim me ka kushtuar, edhe kushtet financiare nuk kanë qenë të mira ose kanë qenë afatshkurtër. Në aspektin financiar kam shpenzuar mjaft, por në fund mu shpërblye. Me vite të tëra basketbollistja më e mirë në

Karriera e Valbonës

Valbona nuk ka më shumë se 30 vjet dhe plot 14 vite merret me këtë sport. Ajo në moshën 16-vjeçare kishte nisur hapat e parë, por shumë shpejt kishte përparuar dhe ishte bërë basketbollistja më e mirë në vendin tonë.  Valbona ishte e dashuruar me futbollin, por që nuk kishte asnjë ekip të femrave në këtë disiplinë në qytetin e Pejës, rrugëtoi në basketboll, por brenda një kohe të shkurtë u bë protagonistja kryesore në vend.   “Unë çdo herë e kam dashur me shumë futbollin dhe çdo herë kom luajtur futboll, derisa vëllai i madh me dërgoj te klubi i basketbollit Penza, ku aty trajner ish Ekrem Gjikolli, menjëherë pas tij trajner Fabian Gjuka dhe vazhduam deri këtu ku jemi”, kujton Valbona kohën e fillimit të karrierës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat