Këtu është shteti i Kosovës, serbët luten e lëpihen në kufi!

Basketboll

Këtu është shteti i Kosovës, serbët luten e lëpihen në kufi!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:30
Këtu është shtetit i Kosovës, serbët luten e lëpihen në kufi!

Ngadalë ilegal përtej ilegali! Ngadalë shovenist, këtu ka shtet! Këtu është Republika e Kosovës, këtu nuk mund të shkel gjithkush sa herë t’i teket e të vijë e të bëjë çka të do në tokën tonë, në shtetin e njohur ndërkombëtarisht, në Republikës e Kosovës. Këtu është Kosovë nuk është Serbi, kufiri i ka disa rregulla!

Duhet leje nga autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës, pastaj t’ia mësysh Kosovës, ju Partizanët e Beogradit, ju që pretenduat ta shkelni sovranitetin e shtetit tjetër. Boll më! Në mediat serbe me tituj bombastikë siç din të japin shovenistët serbë, se Partizani po shkon në Kosmet dhe të luajë miqësore me një Trepçë fantome në Leposaviq, në orën 15.00. Basketbollistët e Partizanit ishin nisur me shumë disponim se do të futen në territorin e Kosovës, duke harruar se aty është shteti Kosovës dhe nuk mund të futen si duan ata.  Kryetari i klubit të Partizanit, Ostoja Mijailoviqa, drejtori i klubit  Nikola Lonçar me të tjerë, si  Dushan Kecman dhe basketbollistët nuk lejohen të futen në Kosovë! Serbët luten e lëpihen siç din ata, por u kthyen pas.

Ikë Dushan, se këtu është Kosovë dhe po perëndon koha kur je futur e ke luajt ilegalisht në tokën tonë. Kemi paralajmëruar para disa ditëve se po vije fundin i garave të Serbisë në Kosovë, ashtu edhe po ndodhë. Kjo është fitorja më e madhe, sepse po ndalen shovenistët që të organizojnë garat ilegale në kuadër të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat