Të lumtë ministër, ia bëre 8 me 2 serbëve!

Basketboll

Të lumtë ministër, ia bëre 8 me 2 serbëve!

Nga: K. Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:58
Ministri Gashi

Ka kohë që kërkohet me ngulmë, sidomos nga gazeta kombëtare “Bota sot”, që të ndalen një herë e përgjithmonë garat ilegale të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Është tepruar shumë nga serbët, sepse me vite e vite luajnë në një pjesë të Mitrovicës me himn dhe Flamur të Serbisë! Mokra Gora nga Zubin Potoku bën pjesë në rangun më të lartë, në Superligën e Serbisë në hendboll (meshkujt), pastaj janë klubet e futbollit, basketbollit, volejbollit etj. që zhvillojnë garat në kuadër të Serbisë.

U ndal Lloznica në volejboll, u ndal sot edhe klubi i basketbollit me renome Partizani nga Beogradi! Ministria e Kulturës dhe e Sportit të Kosovës, me ministrin Kujtim Gashi, në koordinim me autoritetet përkatëse të shtetit tonë, me Federatën e Basketbollit të Kosovës, nuk i dhanë leje klubit serb dhe e kthyen mbrapsht në kufirin e Jarinjës.

Një veprim që duhet lavdëruar dhe ju lumtë.  Një veprim i fuqishëm dhe që duhet vazhduar edhe më ashpër ndaj garave ilegale që zhvillohen në Leposaviq, në Leshak, në Zveçan, në Zubin Potok, në një pjesë të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat