Klubi serb i turpëruar u kthye në Beograd, ja si e quan Kosovën në faqen e vet!

Basketboll

Klubi serb i turpëruar u kthye në Beograd, ja si e quan Kosovën në faqen e vet!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:08
Klubi serb i turpëruar u kthye në Beograd

Ekspedita e klubit të basketbollit Partizani u ndal në kufirin në Jarinjë dhe u kthye për në Beograd. “Partizan u ndal në Jarinje sot nga e ashtuquajtura Polici e Kosovës, e cila nuk na lejojë të vazhdojmë rrugën drejt Mitrovicës së Kosovës dhe Leposaviqit”, shkruan në faqen e Partizanit të Beogradit.

Në fakt, a duhet organizata më e lartë e basketbollit evropian, FIBA Europe, ta sanksionojë Partizanin?

E para, Partizani ka tentuar ilegalisht të futet në një shtet tjetër, dhe e dyta, një shtet të njohur ndërkombëtarisht e quan e ashtuquajtura Kosovë! Ky është turpi i një klubit që sportin e kanë përzier me politikë dhe duhet të sanksionohet nga FIBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat