Turpi serb, ja si planifikojnë sot përmes një loje në Kosovë...

Basketboll

Turpi serb, ja si planifikojnë sot përmes një loje në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:17
Pamje kur policia e Kosovë ndal Partizanin

Nuk e thonë publikisht se do të protestojnë edhe për klubin e basketbollit Partizanin e Beogradit, që dje u kthyen prapa nga kishin ardhur për në Beograd nga policia e Republikës së Kosovës, duke mos lejuar që të futen në kufirin e Jarinjës për të shtegtuar në Mitrovicë, sepse nuk kishin leje nga shteti i Kosovës. Ndërkaq, turpi i shovenistëve serb nuk ka as mbulesë dhe as arsye dhe aq janë të paskrupullt sa që sportin e ka përzie me politikë. Ata do të protestojnë edhe për Partizanin, por në një mënyrë tjetër e kanë përzier me demek për vendimin që është marrë për shkak të ngritjes së taksës në 100 për qind për mallrat serbe.

“Serbët nga Kosova dhe Metohia po vazhdojnë me protestat paqësore për shkak të taksave shtesë të Prishtinës prej 100 përqind, ndërsa studentët e Union të Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë do të mbajnë një protestë  të re në mesditë”, shkruan një medium serb. Një farë Nemanja Bishevac ka thënë për RTS-në, se sot është planifikuar një përformancë - një lojë basketbolli, ku studentët do të luajnë me duart e lidhura.

Nëse e analizojmë në tërësi, kjo i bie se po protestojnë për Partizanin e Beogradit, që nuk e lejuan të futet ilegalisht në territorin e shtetit të Kosovës dhe të luajë një ndeshje miqësore me një klub fantom Trepça. Serbët e shohin se po i vije fundit i garave ilegale të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat