Utah Jazz turpëron San Antonio Spurs

Basketboll

Utah Jazz turpëron San Antonio Spurs

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:47
Disfatë e rëndë e San Antonio Spurs në parketin e Utah Jazz

Në mesnatë janë zhvilluar disa ndeshje interesante të NBA.

Disfatë e rëndë e San Antonio Spurs në parketin e Utah Jazz 139-105, që tregon se ekipi i Gregg Popovich nuk po kalon në një periudhë të mirë.

Plot shtatë basketbollistë të Jazz realizuan pikë dyshifrore, ndër të cilët spikati Mithchell me 20 pikë, i ndjekur nga Gobert me 18 pikë. Për ekipin nga Teksas rezervisti Jakob Poeltl, realizoi 20 pikë, por të pamjaftueshme për të shmangur disfatën.

Luka Donçiq po mahnit te Dallas Mavericks. Talenti slloven, pasi mungoi në përballjen me Los Angeles Clippers udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren 111-102 ndaj Portland Trail Blazers.

Kandidati kryesor për çmimin e debutuesit më të mire në NBA realizoi 14 nga 21 pikë në total në pjesën e dytë, duke shtuar edhe nëntë kërcime. Gjuajtja e tij e saktë për tre pikë, kur kishte mbetur më pak se një minutë nga përfundimi, shoi shpresat e Blazers për të përmbysur diferencën prej gjashtë pikësh.

Për Portlandin kjo ishte humbja e tretë radhazi, edhe pse Damian Lillard e bëri të tijën duke shënuar 33 pikë, 25 vetëm në pjesën e dytë.

Ndërkohë Miami Heat nuk ia doli të merrte fitoren përballë Orlando Magic brenda në “American Airlines Arena” në derbin e Floridas, ku u mposhtën 90-105.

Spikati për Magic, Aaron Gordon me 20 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Vuçeviq dhe Terrence Ross shtuan nga 19 pikë secili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat