Shatri: Prishtina është më e frikshme me amerikanen

Basketboll

Shatri: Prishtina është më e frikshme me amerikanen

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:33
Shatri: Prishtina është më e frikshme me amerikanen

Në muajit e fundit edhe klubet e femrave kanë filluar të hulumtojnë tregun e jashtëm dhe të sjellin basketbolliste të huaja, siç është Bashkimi nga Prizreni, Penza e Pejës, së fundit edhe Prishtina.  Trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, mendon se përforcimi me basketbollisten amerikane Tesha Buck, do të janë edhe më të fortë.

Buck është e gjatë 183 centimetra dhe në sezonin e fundit ka luajtur për Universitetin e New Mexico NCAA, ku kishte një mesatare prej 14.6 pikëve, 4.6 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve për ndeshje. Shatri mendon se Prishtina do të jetë më e frikshme me amerikanen. “Çështja e lojtareve të huaja normal që e ngritë nivelin e kampionatit dhe në këtë drejtim kemi menduar që të transferojmë lojtare të huaja, që ta ngrisim interesimin në përgjithësi. Normal që ne synojmë të jemi në krye të basketbollit femëror”, thotë Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa keni njohuri për basketbollisten amerikane? “Këtë vit kam qenë i kujdesshëm në këtë drejtim, pasi që mendoj se përpos që duhet të jetë lojtare cilësore, duhet të bartë edhe përvojën e saj tek lojtaret tjera, por mendoj që do të na ndihmoj në qëllimet tona që kemi”, theksoi ai.  Prishtina lufton për titullin e kampionit, e cila është në vend të tretë me 14 pikë, ka dy me pak se kampionia vjeshtore Bashkimi. Shatri ka arsyetuar edhe pozitën e tretë gjatë vjeshtës dhe bëri të ditur se çfarë i duhet më shumë gjatë vjeshtës: “Mendoj që jemi paraqitë mirë në edicionin vjeshtor, ku si start ishte triumfi në Superkupë. Lojtarët e reja që kemi në ekip, ende nuk janë pjekur për ndeshje vendimtare dhe kjo ishte arsyeja që ndeshjen me Penzën e humbëm, ndërsa me Bashkimin patëm përformancë jo të mirë në atë ndeshje. Normal që Bashkimi dhe Penza do të jenë konkurrentet tanë”, ka thënë Shatri.

A ka rritje të cilësisë dhe cilat ekipe i sheh në luftë për titull? “Është një zinxhirë që ka ndikuar në ngritjen e cilësisë, ku ndikimi i FBK-së me qasjen që kanë ndaj gjeneratave të reja ka ndikuar pozitivisht, pasi që është krijuar Liga U-16, U-14, si dhe pjesëmarrja me përfaqësuese të reja. Normalisht që duhet edhe shumë punë që të ardhmen e afërme të jemi konkurrent me përfaqësueset e reja dhe Përfaqësuesen A të femrave. Mendoj që Bashkimi është i organizuar dhe do të jetë konkurrent për titull”, përfundoi Shatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat