Kosova në grupe interesante

Basketboll

Kosova në grupe interesante

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Ilustrim

Në Beograd është bërë tërheqja e shortit për FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, ku Kombëtaret tona i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre.

Federata e Basketbollit të Kosovës për herë të parë e ka paraqitur për të garuar Kombëtaren U20 në konkurrencën e femrave dhe tashmë janë gjithsej 6 Përfaqësuese që do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në FIBA Kampionate Evropiane, Divizione B (U16, U18, 20, meshkuj dhe femra).

Në konkurrencën e meshkujve,  Kampionati Evropian U16, Divizioni B, mbahet me 8-17 gusht të vitit 2019 në Podgoricë/Mali i Zi

Kosova në Grupin A është së bashku me Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë. Kampionati Evropian U18, Divizioni B, mbahet me 26 korrik – 4 gusht në vitin 2019, Oradea/Rumani. Kosova në Grupin D është së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, mbahet me 12-21 korrik në vitin 2019 në Matosinhos/Portugali. Kosova në Grupin C është së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estonia dhe Armenia.

Në konkurrencën e femrave, Kampionati Evropian U16, Divizioni B, zhvillohet me 15-24 gusht në vitin 2019, Sofje/Bullgari. Kosova është në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën. Kampionati Evropian U18, Divizioni B, mbahet me 5-14 korrik 2019 në Shkup/Maqedoni. Kosova në Grupin A është së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë. Kampionati Evropian U20, Divizioni B, mbahet me 3-11 gusht në vitin 2019. Të hënën FIBA Evropa e përcakton organizatorin e këtij eventi. Kosova në Grupin A është së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.

Duhet theksuar se Federatën e Basketbollit të Kosovës në këtë event e kanë përfaqësuar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme dhe Granit Rugova, Drejtor i Kombëtares së Kosovës, të cilët janë duke marr pjesë edhe në Punëtorinë e organizuar nga FIBA Evropa për organizatorët e Kampionateve Evropiane të kategorive të reja. Federata e Basketbollit të Kosovës ka kandiduar për të organizuar FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave dhe vendimi përfundimtar do të merret më 17 dhjetor në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të FIBA Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat