James: Kur takova Jordanin për herë të parë ishte sikur takova Zotin!

Basketboll

James: Kur takova Jordanin për herë të parë ishte sikur takova Zotin!

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
James: Kur takova Jordanin për herë të parë ishte sikur takova Zotin!

Skuadra e Lakers luajti dhe fitoi sot ndaj Charlotte ndeshjen e saj të radhës në NBA, ekip që ka si pronar legjendën e basketbollit amerikan Michael Jordan. Pas përfundimit të kësaj sfide, LeBron James, ylli i Lakers, kujtoi emocionet e takimit të parë që ai pati me Jordan. “Ishte diçka hyjnore për mua. Të takoje Michael Jordan ishte si të takoje Zotin për herë të parë”, tha James.

“Ky takim ndodhi kur isha vetëm 16 vjeç, në qershor të vitit 2001 dhe asokohe luaja në shkollën e lartë. Michael po përgatitej për t’u rikthyer në basketboll pas tërheqjes”, kujton LeBron James, që konsiderohet nga të gjithë si pasardhësi i Michael Jordan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat