Lakers dhe Toronto pësojnë humbje në udhëtim

Basketboll

Lakers dhe Toronto pësojnë humbje në udhëtim

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:56
Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në udhëtim tek Washington Wizards.

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në udhëtim tek Washington Wizards.

Vendasit ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe e administruan mirë rezultatin deri në fund ku triumfuan me 18 pikë diferencë 128:110.

Fundori amerikan i Wizards, John Wall ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 40 pikë, pati 14 asistime si dhe kapi gjadhtë topa nën tabelë.

Me paraqitje të mirë te vendasit u dallua edhe Breadley Beal me 25 pikë e 12 kërcime si dhe Sam Dekker e Jeff Green që shtuan nga 20 pikë të tjera.

Tek Lakers Kaldwell Pope me 25 pikë e Kyle Kuzma me 20 të tjera ishin më efikasit, ndérsa LeBron James u ndal në 13 pikë.

Për Wizards kjo ishte fitorja e parë në pesë ndeshjet e fundit ndërsa e 12-ta në përgjithësi.

Denveri ka shënuar fitore në derbin e mbrëmjes ndaj Toronto Raptors me nëntë pikë diferencë 95:86.

Nikola Jokic me 26 pikë dhe Jamal Murray me 19 të tjera ishin më efikasit tek skuadra fituese.

Ndërkohë pë skuadrën kanadeze më efikasi ishte Kawhi Leonard me 29 pikë por që nuk pati përkrahjen e duhur nga bashkëlojtarët e tij.

Edhe pas kësaj ndeshje të dy skuadrat vazhdojnë të jenë lidere, Denver në Perëndim ndërsa Toronto në Lindje.

Rezultatet:

Brooklyn Nets – Atlanta Hawks 144:127

Cleveland Cavaliers – Philadelphia 76ers 105-128

Indiana Pacers – New York Knicks 110 – 99

Washington Wizards – LA Lakers 128:110

Dallas Mavericks – Sacramento Kings 113:120

New Orleans Pelicans – Miami Heat 96:102

Denver Nuggets – Toronto Raptors 95-86

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat