Stephen Curry udhëheq Warriors drejt fitores

Basketboll

Stephen Curry udhëheq Warriors drejt fitores

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:47
Stephen Curry

Në ndeshjen ndaj Memphis Grizzlies ylli i kampionëve, hyn në histori të NBA.

Stephen Curry është një yll në NBA dhe në takimin e fundit që Golden State Warriors fitoi me Memphis Grizzlies me rezultatin 110-93, ai arriti të kapte shifrën e 15 mijë pikëve të shënuara.

Curry bëhet basketbollisti i pestë i Warriors që e arrin një shifër të tillë. Wilt Chamberlain (17783), Rick Barry (16447), Paul Arizin (16266) dhe Chris Mullin (16235) janë para liderit të kampionëve në fuqi.

Në këtë takim ai realizoi 20 pikë, duke udhëhequr Warriors drejt fitores numër 21 këtë sezon.

Giannis Antetokounmpo me 32 pikë, 5 asistime dhe 12 kërcime udhëhoqi Milwaukee Bucks në fitoren 107-104 ndaj Detroit Pistons. Blake Griffin me shokë doli i mposhtur, edhe pse realizoi triple double prej 19 pikëve, 11 asistimeve dhe 10 kërcimeve.

Tjetër paraqitje fantastike e James Harden, teksa ka realizuar 47 pikë në fitoren 102-97 që Houston Rockets mori kundër Utah Jazz.

Fitore tjetër e Phoenix Suns, me Devin Booker që shënoi 38 pikë kundër New York Knicks.

Oklahoma City Thunder ka arritur një fitore të thellë kundër Chicago Bulls, duke triumfuar 121-96. Paul George shënoi 24 pikë, ndërsa Russell Westbrook regjistroi triple double me 13 pikë, 11 asistime dhe 16 kërcime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat