Z Mobile Prishtina para një sfide të vështirë

Basketboll

Z Mobile Prishtina para një sfide të vështirë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:30
Z Mobile Prishtina para një sfide të vështirë

Drejtuesit e klubit Z Mobile Prishtina janë përgatitur në çdo aspekt para sfidës së radhës në FIBA Europe Cup. Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, sonte (19.00) pritet atmosferë e zjarrtë, sidomos tifozët “Plisat” t’i japin një shkëlqim kësaj sfide, ashtu siç dinë ata të krijojnë atmosferë brilante. Ata do të janë lojtari i gjashtë i Z Mobile Prishtina në duel me ekipin hungarez Szolnoki Olaj, në kuadër të raundit të dytë të grupit I në basketboll. 

Si Z Mobile Prishtina po ashtu edhe skuadra hungareze startuan me humbje në ndeshjet e para të këtij grupit. Prishtina si mysafirë ishte mundur me rezultat 95:77 nga s.Oliver Wurzburg, kurse Szolnoki Olaj si vendas pësoi humbje me katër pikë dallim (70:74) nga Pinar Karsiyaka e Turqisë. Megjithatë në përballjen me hungarezët, basketbollistët bardhekaltër edhe me përkrahjen e tifozëve vendas, pritet të bëjnë më të mirën për të nxjerr rezultat pozitiv.  Basketbollisti më i mirë në vendin tonë, Dardan Berisha, me bashkëlojtarë, janë të mobilizuar deri në pikën e fundit, me synim që të shkrijnë atomin e fundit dhe të nxjerrin fitore.

Në rast se fiton Prishtina do të ishte e madhe në përgjithësi për sportin e Kosovës dhe që do t’i rrisin gjasat edhe për më kaluar grupin. Realisht janë në presion të dyja skuadrat, sepse cilado që pëson humbje, do të komplikojë çështjen për vendin e dytë.  “Gati për Szolnoki Olaj, kampion i shumëfishtë në Hungari. ‘Plisat’ do të jenë të zjarrtë si gjithmonë dhe atmosfera në sallë do të jetë si asnjëherë më parë në këtë vit. Plane për të mërkurën nuk ka, pasi të gjitha rrugët basketbollistike na dërgojnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në përkrahje për klubin e zemrës”, bëhet e ditur nga klubi.

Prishtina pak a shumë ka njohuri për rivalin, por në anën tjetër janë të kujdesshëm, për faktin se hungarezët kanë individ që e bëjnë diferencën. Prishtina, në radhë të parë ka përparësinë e terrenit, ka ndihmën e tifozëve dhe ky do të jetë edhe aleati më i madh për të rrugëtuar drejt fitores së parë në grup, që do të rriste gjasat reale për më shkuar më tutje, edhe pse ka ende shumë ndeshje deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat