Prishtina e madhe, mposht hungarezet e Szolnoki Olanj në FIBA Europe Cup

Basketboll

Prishtina e madhe, mposht hungarezet e Szolnoki Olanj në FIBA Europe Cup

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 20:54
Pamje nga ndeshja

Është luajtur ndeshja ndërmjet Z Mobile Prishtinës dhe skuadrës hungareze Szolnoki Olaj, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup.

Prishtina ka shënuar fitore tepër të rëndësishme me shifrat 81:76, duke dëshmuar se ka gjasë të kalojë edhe këtë fazë të garave.

Khalid Boukichou me 18, Dardan Berisha (17), Divine Myles (12) e Kyan Anderson me 10 pikë ishin më të dalluarit te Prishtina.

Ndërsa, te skuadra hungareze më efikasi ishte Strahinja Milosevic me 24 pikë, derisa david Vojvoda i shtoi 19 sosh.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i dobët për Prishtinës, pasi vendësit krijuan epërsi të shpejtë prej 10:1, por në vazhdim gjërat ndryshuan dhe skuadra jonë ia doli që në fund t’i gëzohet një fitoreje tepër të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat