Super rimeçi Chisora – Whyte, që përcakton kundërshtarin e ardhshëm të Joshuas

Boksi

Super rimeçi Chisora – Whyte, që përcakton kundërshtarin e ardhshëm të Joshuas

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:10
Dereck Chisora dhe Dillian Whyte

Dereck Chisora dhe Dillian Whyte do të luftojnë sonte në Arenën 02 të Londrës në një rimeç, i cili mund ta përcaktojë se cili do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshuas për tre titujt në kategorinë e rëndë të boksit, IBF, WBA dhe WBO.

Do të jetë një rimeç mes rivalëve të moçëm, njëri nga Londra veriore e tjetri nga ajo jugore.

Kur kjo dyshe luftoi dy vite më parë, në dhjetor 2016, Whyte doli fitues pas një vendimi kontrovers. Tre gjyqtarët votuan si në vijim: 115-113, 115-114 dhe 114-115.

Çmimi që njëri prej tyre do ta fitojë sonte më gjasë do të jetë mundësia për ta sfiduar kampionin e kategorive IBF, WBA, WBO, Anthony Joshuan.

Në këtë rast, Joshua do të luftonte për t’i mbrojtur të tre brezat.

Meçi mes Chisora dhe Whyte nis rreth orës 23:00, sipas kohës sonë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat