Selimi pret fitore në Sllovaki

Boksi

Selimi pret fitore në Sllovaki

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:45
Selimi pret fitore në Sllovaki

Në Nitra të Sllovakisë gjatë kësaj fundjave do të zhvillohet një event i madh i boksit ku do paraqiten edhe tre boksier shqiptar Arlind Sulejmani, Bardh Musliu si dhe Adriatik Selimi. Ky i fundit i cili me prejardhje është nga fshati Brodosan, Komuna e Dragashit do të zhvilloj ndeshjen e tij të dytë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do jetë sllovaku, Henrik Budai. Kosovari thotë për “ArenaRing” se ndihet mirë dhe se pret fitoren e dytë në boksin profesionist.”Jam përgatit për këtë ndeshje maksimalisht dhe shkoj në Sllovaki për të fituar besoj se do ja arrij qëllimit”, thotë Selimi, i cili pret në vitin e ardhshëm të zhvilloj më shumë ndeshje. Adriatik Selimi me sportin e boksit ka filluar të mirët qysh nga mosha 12 vjeç, kurse gjatë karrierës së tij ka disa ndeshje të suksesshme në amator, kurse suksesi nuk ka munguar as në profesionalizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat