Nga gjithë historia e boksit, ky është kundërshtari që do ta donte Joshua

Boksi

Nga gjithë historia e boksit, ky është kundërshtari që do ta donte Joshua

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 23:57
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka zbuluar boksierin me të cilin do të donte të luftonte.

Nga të gjithë boksierët e historisë, Joshua ka zgjedhur bashkëvendësin e tij, Lennox Lewis.

“Unë gjithmonë zgjedh Lennox, Lennox Lewis. Ai është aktiv, është ende duke folur për boksin” ka thënë  Joshua.

“Ai ishte britanik, kampion i peshave të rënda. Mendoj se do të ishte më e mira e Britanisë. Ndeshje e madhe e cila nëse tifozët do të pajtoheshin, do të bëhej në “Wembley”, ka thënë tutje AJ.

Por, me siguri se një ndeshje e tillë nuk do të mund të ndodh kurrë dhe ne s’do e kemi fatin ta shohim.

Kundërshtari që tashmë do të ishte më interesanti për Joshuan do të ishte Deontay Wilder ose Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat