Dueli i shumë pritur mes Latifit dhe Anderson - gjithçka që duhet të dini

Boksi

Dueli i shumë pritur mes Latifit dhe Anderson - gjithçka që duhet të dini

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 21:29
Latifi dhe Anderson

Dëshira për të ndjekur ngjarjet e UFC-së po rritet çdo herë e më shumë në botë dhe normalisht që edhe tek shqiptarët interesimi është mjaft i madh.

Në garën më të madhe të artëve të përziera marciale është pjesë edhe një shqiptar, bëhet fjalë për Ilir Latifin.

35 vjeçari në UFC prezantohet si sportist nga Suedia, por ai nuk harron asnjëherë vendlindjen e tij, Kosovën.

Këtë herë ylli nga Vushtrria ka një sfidë të madhe para vetes, ai do të ndeshjet me Corey Anderson, në një duel ku pritet të jetë mjaft i zjarrtë pasi të dy janë mundës të nivelit të lartë dhe kanë aftësi të madhe qëndrueshmërie, por edhe sulmuese.

Vlen të theksohet se Latifi stërvitet me shokun e tij të ngushtë, Alexander Gustafsson, i cili do të përballet me Jon Jones për titullin e lehtë të peshave të rënda pak orë pas duelit të Ilirit.

Ndërsa më poshtë keni të gjitha informatat e nevojshme rreth meçit të Ilir Latifit:

Orari:

Me kohën tonë dueli do të zhvillohet të dielën me 30 dhjetor 2018 dhe pritet të fillojë rreth orës 04:30.

Rëndësia e duelit

Mjaft e madhe, Latifi aktualisht në kategorinë e lehtë të peshave të rënda renditet i pesti, ndërsa kundërshtari i tij i dhjeti. Fitorja do t’i jepte mundësi fituesit për një duel ku në lojë do të ishte titulli i divizionit.

Duelet e fundit dhe statistikat

Anderson (11 fitore, katër humbje dhe asnjë barazim) ka befasuar të gjithë me rritjen e tij, së fundi ka fituar ndaj Glover Teixeiras, ndërsa në anën tjetër Latifi (14 fitore, pesë humbje dhe asnjë barazim) ka pesë fitore në gjashtë duelet e fundit, triumfi i tij i fundit ishte ndaj ish-kampionit, Ovince Saint-Preux.

Favoriti

Dueli do të ketë tre raunde nga pesë minuta, Latifi është favorit i padiskutueshëm nga gjithë ekspertët e UFC-së dhe kompanitë e basteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat