Tre shqipet që i nokautuan kundërshtarët e tyre

Boksi

Tre shqipet që i nokautuan kundërshtarët e tyre

Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:14
Tre shqipet që i nokautuan kundërshtarët e tyre

Në Nitra të Sllovakisë gjatë kësaj fundjavës është zhvilluar një eveniment i madh i boksit profesionist ku u paraqiten edhe tre sportist shqiptar të cilët edhe triumfuan duke mposhtur kundërshtarët e tyre qysh në raundin e parë edhe atë me K.O. Fitues dolën boksieri me prejardhje nga Tetova, Arlind Sulejmani si dhe kosovarët Bardh Musliu si dhe Adriatik Selimi.

Ky i fundit u ndesh në peshën e rëndë ku qysh nga sekonda e para iu vërsul kundërshtarit Henrik Budai që vinte nga Sllovakia dhe të njëjtin e nokautoi pa kaluar minuta i parë. Selimi pas ndeshjes u shpreh shumë i gëzuar dhe tha kështu do të vazhdoj edhe në vitin 2019.

“Kam qen shumë i përgatitur për këtë ndeshje dhe këtë e tregova në ring ku edhe e mposhta kundërshtarin tim para kohe. Jam i kënaqur me atë që tregova dhe besoj kështu të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm ku mendoj edhe të bie pak në peshë dhe të ndeshem  në 91kg, por kam edhe disa plane tjera që shumë shpejt do ti publikojmë”, tha Adriatik Selimi për “ArenaRing”.

Me suksesin i kënaqur ka qen edhe Bardhi i cili tha “Kam prit se do të zhvilloj një ndeshje më të gjatë por ja qe kundërshtarin e mposhta me K.O para kohe. Jam  i kënaqur me këtë triumf dhe besoj se edhe vitin e ardhshëm do të vazhdoj me sukseset”, deklaroi Musliu. Duhet cekur se Arlind Sulejmani e ka shënuar fitoren e 15 ne boksin profesionist duke mos pësuar asnjëherë deri më tani. Nga ana tjetër, Bardh Musliu e ka realizuar fitoren e 6, pa humbje kurse për Adriatik Selimi kjo është triumfi i dytë në boksin profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat